Sprinti i Miamit u zhvillua pas një minute heshtjeje si homazh për ndarjen nga jeta të Alex Zanardit, ndërsa gara prej 19 xhirosh u dominua nga McLaren me një paraqitje të shkëlqyer.
Lando Norris, i nisur nga ‘pole position’, fitoi Sprintin dhe i dha McLaren-it suksesin e parë sezonal në këtë format, duke udhëhequr nga fillimi deri në fund pa u kërcënuar seriozisht. Pas tij u rendit shoku i skuadrës, Oscar Piastri, duke kompletuar ‘dopietën’.
Në podium u ngjit edhe Ferrari me një garë të rregullt të Charles Leclerc, i cili rezistoi në fillim ndaj presionit të rivalëve dhe siguroi vendin e tretë.
Polemika për liderin e kampionatit Andrea Kimi Antonelli, i cili pati një start të dobët dhe më pas u përfshi në duel me shokun e skuadrës, George Russell. Antonelli përfundoi fillimisht i katërti në pistë, por u penalizua për shkelje të limiteve të pistës dhe zbriti në vendin e gjashtë.
Në mesin e dhjetëshes së parë u renditën edhe Max Verstappen në vendin e pestë, Lewis Hamilton i shtati, si dhe pilotë të tjerë si Pierre Gasly dhe Franco Colapinto.
Në renditjen e përgjithshme, Russell i afrohet Antonelli-t duke i marrë dy pikë, ndërsa diferenca mes tyre mbetet e ngushtë: 75 me 68.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: