Vllaznia është goditur sërish nga FIFA, e cila ka vendosur të ndalojë regjistrimet e lojtarëve të rinj për kuqeblutë. Mësohet se ky vendim drastik u mor më 27 shkurt dhe do të zbatohet për një periudhë të pacaktuar.
Kjo nuk është hera e parë që Vllaznia përballet me masa të tilla nga FIFA. Klubi shkodran është mësuar me çështjet e hapura pranë federatës botërore për shkak të mosmarrëveshjeve me pagesat e lojtarëve.
Një situatë e ngjashme u regjistrua edhe gjatë merkatos së dimrit, por atëherë Vllaznia arriti ta zhbllokonte merkaton dhe të huazonte sulmuesin Kevin Dodaj. Aktualisht, kuqeblutë kryesojnë renditjen e Superiores me 5 pikë avantazh ndaj Elbasanit dhe Egnatias.
Ndeshja e radhës për ekipin e trajnerit Edi Martini do të zhvillohet në Vlorë, kundër Flamurtarit. Ky takim është planifikuar për të dielën, më 8 mars, duke filluar nga ora 18:00.
Ky vendim i FIFA-s vjen në një moment vendimtar për Vllazninë, e cila synon të mbajë kryesimin dhe të forcojë pozitat për titullin në Superiore, pavarësisht pengesave administrative dhe financiare.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: