Botërori 2026 do të mbahet mend gjatë për një risi, të implementuar këtë edicion.
Pushimi për freksim në secilën pjesë ka qenë një risi, e cila nuk është pritur mirë prej protagonistëve.
Më i fundit në këtë listë është edhe emri i komisarit teknik të Argjentinës.
“Më krijon ndjesi të çuditshme, sepse mbarëvajtja e një ndeshjeje ndërpritet pa pritur. Mendoj se kjo ndërprerje ndihmon ekipin më të dobët në letër. Këto skuadra kanë më shumë kohë që të rikuperojnë”, tha Scaloni gjatë konferencës për shtyp në vigjilje të takimit mes Argjentinës dhe Austrisë.
Për argjentinasin tashmë copëtimi i një ndeshjeje në katër segmente është një realitet.
“Do të jetë e vështirë që të mësohemi më këtë risi. Mendoj se do të kthehet në diçka normale ashtu si disa ndryshime të tjera që kanë ndodhur me kalimin e viteve”, tha Scaloni.
© SYRI.net