Yamal imiton Xherdan Shaqirin, vendos te këpucët flamujt e prejardhjes së tij

Yamal imiton Xherdan Shaqirin, vendos te këpucët flamujt e prejardhjes së tij

13:32, 22/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ylli i ri i Spanjës, Lamine Yamal, ka tërhequr vëmendjen në Botërorin 2026 jo vetëm me paraqitjet e tij në fushë, por edhe me një detaj simbolik në atletet që përdor gjatë ndeshjeve.

Futbollisti i Barcelonës mban në këpucët e tij flamujt e Marokut dhe Guinesë Ekuatoriale, duke nderuar origjinën e familjes së tij.

Nëna e Yamalit është me prejardhje nga Guinea Ekuatoriale, ndërsa babai i tij vjen nga Maroku.

18-vjeçari u paraqit si titullar në ndeshjen e Spanjës kundër Arabisë Saudite në stadiumin Mercedes-Benz Stadium, ku u panë qartë flamujt e vendosur në atletet e tij Adidas F50.

Ky veprim ka sjellë menjëherë në kujtesë shembullin e Xherdan Shaqiri, i cili gjatë karrierës së tij me Zvicrën është identifikuar shpesh me simbolikën e flamujve në këpucët sportive.

Shaqiri mbante në njërën atlete flamurin e Zvicrës dhe në tjetrën atë të Kosovës, duke shprehur lidhjen me rrënjët e tij.

Edhe pse Maroku kishte tentuar ta bindte Yamalin që të përfaqësonte kombëtaren marokene, talenti i ri vendosi të luajë për Spanjën, vend ku është rritur dhe formuar si futbollist. Megjithatë, flamujt në atletet e tij tregojnë se ai nuk i ka harruar origjinat familjare.

Gjatë nxehjes para ndeshjes në Atlanta, Yamal u pa sërish me këtë simbolikë, duke dërguar një mesazh të qartë se identiteti i tij përfshin jo vetëm Spanjën që përfaqëson në fushë, por edhe trashëgiminë familjare nga Maroku dhe Guinea Ekuatoriale.

Për shumë tifozë, ky gjest përfaqëson krenarinë për rrënjët dhe respektin për historinë personale, ashtu siç kishte bërë vite më parë edhe Shaqiri.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco