Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

San Antonio në marshim të pandalshëm, Lakers thellojnë krizën, fitojnë Houston e Atlanta

San Antonio në marshim të pandalshëm, Lakers thellojnë krizën, fitojnë Houston e Atlanta

08:34, 27/02/2026

Në mbrëmjen e radhës në NBA, skuadra e San Antonio Spurs vazhdoi serinë mbresëlënëse të fitoreve, duke regjistruar triumfin e 11-të radhazi. Spurs fituan 126-110 në transfertë ndaj Brooklyn Nets, në një ndeshje ku shtatë lojtarë të tyre realizuan mbi 10 pikë. Më i dalluari ishte Champagnie me 26 pikë, duke konfirmuar formën e shkëlqyer të ekipit teksan.

Në krahun tjetër, kriza e Los Angeles Lakers vazhdon. Lakers u mundën 113-110 nga Phoenix Suns, duke pësuar humbjen e tretë radhazi. Edhe pse Luka Dončić shkëlqeu me 41 pikë, ato nuk mjaftuan për të shmangur disfatën.

Fitore të rëndësishme arritën edhe Philadelphia 76ers, që mposhtën Miami Heat me shifrat 124-117. Trioja Kelly Oubre Jr. – Joel Embiid – Tyrese Maxey realizuan së bashku 75 pikë, duke bërë diferencën.

Surprizë erdhi nga Sacramento Kings, që triumfuan 130-121 në parketin e Dallas Mavericks, sfidë ku protagonisti kryesor ishte Precious Achiuwa me 29 pikë.

Ndërkohë, Houston Rockets konsoliduan vendin e tretë në Konferencën e Perëndimit pas suksesit 113-108 ndaj Orlando Magic. Lideri i mbrëmjes ishte Kevin Durant, autor i 40 pikëve. Fitore të thellë morën edhe Atlanta Hawks ndaj Washington Wizards.

Rezultatet e sotme:

Indiana Pacers – Charlotte Hornets 109-133

Philadelphia 76ers – Miami Heat 124-117

Atlanta Hawks – Washington Wizards 126-96

Brooklyn Nets – San Antonio Spurs 110-126

Orlando Magic – Houston Rockets 108-113

Chicago Bulls – Portland Trail Blazers 112-121

Dallas Mavericks – Sacramento Kings 121-130

Phoenix Suns – Los Angeles Lakers 113-110

Utah Jazz – New Orleans Pelicans 118-129

Los Angeles Clippers – Minnesota Timberwolves 88-94

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco