Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Zhegrova dhe dy lojtarë tӕ tjerë mund të largohen nga Juventusi

Zhegrova dhe dy lojtarë tӕ tjerë mund të largohen nga Juventusi

22:11, 26/02/2026

Juventusi do të bëjë disa ndryshime në repartin e sulmit gjatë verës, por nuk pritet një revolucion i plotë.

Të tre transferimet e reja, Edon Zhegrova, Openda dhe David, mund të largohen nga Torino në merkaton e verës.

Trajneri Spalletti ka kërkuar gjithashtu tre lojtarë titullarë për të konkurruar për titullin: një sulmues qendre, një mesfushor për të luajtur pranë Thuram dhe Locatelli, dhe një mbrojtës të kualitetit të lartë.

Ky është një moment vendimtar për Zhegrovën, i cili mund të jetë pjesë e ndryshimeve të mëdha te Juventusi, ndërsa klubi synon të forcojë ekipin për sfidat e ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco