Celje ka triumfuar edhe në ndeshjen e dytë të playoff-it të Conference League ndaj Dritës, duke siguruar kualifikimin për në fazën tjetër.
Takimi i parë në Prishtinë përfundoi 3-2 në favor të sllovenëve, me golin e fitores të shënuar në minutat e fundit, ndërsa ndeshja e dytë në Slloveni përfundoi po ashtu 3-2.
Golat për Celjen i shënuan Seslar në minutat e 19-të dhe 43-të, dhe Hrka në minutën e 23-të, ndërsa për Dritën realizuan Krasniqi në minutën e 26-të dhe Dabiqaj në minutën e 51-të.
Megjithëse Drita tregoi dy ndeshje të forta dhe dinjitoze, nuk arriti të kualifikohej për në fazën tjetër të Conference League. Ekipi largohet nga Evropa kryelartë, me paraqitje që japin shpresë për sezonet e ardhshme.
Edhe skuadra tjetër shqiptare, Shkëndija e Tetovës, është mposhtur nga Samsunspor me rezultatin 4-0.
Rivali turk në Ligën e Konferencës rezultoi mjaft i fortë në shtëpi.
Kjo ishte ndeshja e dytë e kthimit, që vlente për fazën “play off”. E para u humb 0-1 në Maqedoninë e Veriut.
Kështu merr fund ky rrugëtim i Shkëndijës së Tetovës në Europë.
Ky ishte edhe sezoni më i suksesshëm në histori për tetovarët.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: