Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

VIDEO/ Reali kërkon përjashtimin e tifozit që bëri përshëndetje naziste në ndeshjen me Benficën

VIDEO/ Reali kërkon përjashtimin e tifozit që bëri përshëndetje naziste në ndeshjen me Benficën

19:06, 26/02/2026

Në ndeshjen e mbrëmshme të Champions League mes Real Madridit dhe Benficës, kamerat televizive kapën një tifoz madrilen duke bërë një përshëndetje naziste në tribunë.

 

 

Klubi madrilen reagoi përmes një deklarate zyrtare, duke njoftuar se ka nisur menjëherë procedurat për përjashtimin e anëtarit në fjalë.

“Real Madridi njofton se i ka kërkuar urgjentisht Komitetit Disiplinor të klubit të fillojë procedurat e menjëhershme të përjashtimit kundër anëtarit që u kap nga kamerat televizive duke bërë përshëndetjen naziste në zonën ku ndodhet tribuna e tifozëve, pak momente para fillimit të ndeshjes midis Real Madridit dhe Benficës.

Ky anëtar u gjet nga personeli i sigurisë së klubit pak momente pasi u shfaq në transmetim dhe u përjashtua menjëherë nga stadiumi ‘Santiago Bernabéu’.

Real Madridi dënon këto lloj gjestesh dhe shprehjesh që nxisin dhunë dhe urrejtje në sport dhe në shoqëri”, thuhet në deklaratë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco