Shpresa e Shkëndijës së Tetovës në Europë mbetet gjallë. Ekipi shqiptar që përfaqëson Maqedoninë e Veriut do të përballet në transfertë me Samsunsporin në Turqi, në një sfidë që pritet të jetë vendimtare për fatin e kualifikimit.
Takimi i parë, i humbur minimalisht 0-1, i ka lënë llogaritë plotësisht të hapura.
Kuqezinjtë kanë ende shanse reale për të përmbysur rezultatin dhe për të siguruar kalimin në raundin tjetër.
Sfida e kthimit do të nisë sot nga ora 18:45, ndërsa pritet një përballje e luftuar deri në minutën e fundit.
Shkëndija e nis nga minuta e parë me Latifin dhe Trumçin, të cilët munguan në ndeshjen e parë për shkak të kartonëve, duke i dhënë trajnerit më shumë alternativa në repartin ofensiv.

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: