Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Barcelona i kërkon Rashford-it t’i bëjë presion Man. United

Barcelona i kërkon Rashford-it t’i bëjë presion Man. United

13:56, 26/02/2026

Barcelona po shqyrton mundësinë për ta blerë përfundimisht Marcus Rashford-in, i cili aktualisht është i huazuar nga Manchester United deri në fund të sezonit. Sulmuesi anglez ka bindur drejtuesit katalanas me paraqitjet e tij, duke regjistruar 10 gola dhe 11 asistime në të gjitha kompeticionet këtë edicion.

Megjithatë, pengesa kryesore mbetet çështja financiare. Marrëveshja e huazimit, e firmosur verën e kaluar, përfshin një opsion blerjeje prej 30 milionë eurosh, një shumë që Barcelona synon ta ulë.

Sipas medieve katalanase, drejtuesit ‘blaugrana’ kanë thirrur agjentin e lojtarit, Arturo Canales, për të diskutuar një plan që do ta përfshinte vetë Rashford-in në negociata. Ideja është që sulmuesi të komunikojë drejtpërdrejt me drejtuesit e “Djajve të Kuq” dhe të shprehë dëshirën për të qëndruar përfundimisht në “Camp Nou”, me synimin për të ndikuar në uljen e çmimit.

Në të njëjtën kohë, Barcelona pritet t’i paraqesë Manchester United një ofertë më të ulët sesa klauzola e përcaktuar në marrëveshjen fillestare.

Nga ana tjetër, Rashford ka kontratë me klubin anglez deri në vitin 2028 dhe trajneri aktual i United, Michael Carrick, edhe pse në rol të përkohshëm deri në fund të sezonit, ka lënë të hapur mundësinë e rikthimit të lojtarit në “Old Trafford”.

Situata mbetet e hapur, ndërsa Barcelona kërkon një zgjidhje financiare të favorshme për të siguruar përfundimisht shërbimet e sulmuesit 28-vjeçar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco