Java e 26-të e kampionatit shqiptar do të zhvillohet të premten dhe të shtunën, duke nisur më 27 shkurt në orën 19:00 me klasiken e futbollit shqiptar Vllaznia – Tirana në stadiumin “Loro Boriçi”. Dy skuadrat, me histori të pasur në futbollin shqiptar, synojnë rikthimin te fitorja pas rezultateve të fundit.
Të shtunën, më 28 shkurt, luhen katër takimet e tjera. Në orën 13:30, Vora pret në shtëpi Dinamo City-n, dy ekipe që kërkojnë rikthimin te rezultatet pozitive.
Në orën 16:30 zhvillohen dy ndeshje njëkohësisht: Partizani përballet me Egnatian në “Arenën e Demave”, në një duel të fortë dhe spektakolar, ndërsa AF Elbasani luan ndaj Bylisit në “Elbasan Arena”, pas rezultateve pozitive të javës së kaluar.
Java përmbyllet në orën 19:30 me përballjen Teuta – Flamurtari në stadiumin “Niko Dovana”. Durrsakët kërkojnë fitoren e tretë radhazi, ndërsa vlonjatët, të vendosur në fundin e tabelës, synojnë rikthimin te sukseset.
Programi i javës së 26-të në “Abissnet Superiore”
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: