Sulmuesi i Galatasaray-t, Victor Osimhen, shpjegoi arsyet pse nuk festoi golin e tij në sfidën ndaj Juventus, takim i vlefshëm për UEFA Champions League.
Pas ndeshjes, Osimhen theksoi se vendimi i tij ishte i lidhur me respektin ndaj trajnerit të Juventusit, Luciano Spalletti, me të cilin ka bashkëpunuar më parë dhe që ka pasur ndikim të madh në karrierën e tij.
“Nuk kam nevojë të festoj. Mendoj se është e rëndësishme të respektosh një njeri që e dua dhe që ka pasur një rol shumë të rëndësishëm në karrierën time, po flas për Spalletti-n. Nuk e ndjeva të nevojshme të festoja”, u shpreh sulmuesi nigerian.
Ai pranoi gjithashtu se skuadra e tij nuk zhvilloi një ndeshje në nivelin e duhur, pavarësisht epërsisë numerike në një pjesë të lojës. “Kemi luajtur shumë keq, edhe kur ata mbetën me një lojtar më pak. Për këtë arsye nuk kishte motiv për festë. Edhe kur shënova golin e 3-1, që ishte vendimtar, nuk ndjeva nevojën të festoja. Nuk jam tipi i lojtarit që kërkon të fshehë emocionet apo të bëjë gjeste të tilla”, shtoi Osimhen.
Në fund, ai vlerësoi edhe reagimin e tifozëve, që duartrokitën lojtarët e Juventusit për paraqitjen e tyre, duke theksuar se kjo ishte një pamje që e bëri të ndihej i lumtur, pavarësisht tensionit të ndeshjes.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: