Një mbrëmje spektakolare në NBA dhuroi përballje të forta dhe rezultate surprizuese. Në duelin mes kryesuesve të konferencave, Detroit Pistons triumfuan 124-116 ndaj Oklahoma City Thunder, duke konfirmuar formën e shkëlqyer. Duren dhe Cunningham ishin protagonistët kryesorë për Pistons, pasi realizuan nga 29 pikë secili dhe udhëhoqën skuadrën drejt një fitoreje me peshë.
Sukses dramatik arritën Milwaukee Bucks, që fituan 118-116 ndaj Cleveland Cavaliers në sekondat e fundit. Shtatë lojtarë të Bucks realizuan mbi 10 pikë, duke treguar forcën kolektive të skuadrës.
Fitore bindëse jashtë fushe për Golden State Warriors, që mposhtën 133-112 Memphis Grizzlies. Vendimtar ishte kontributi i lojtarëve të stolit, të cilët shënuan plot 52 pikë.
Ndërkohë, San Antonio Spurs vazhdojnë serinë fantastike, duke regjistruar fitoren e 10-të radhazi pas suksesit 110-107 ndaj Toronto Raptors. Vassell me 21 pikë dhe Fox me 20 u dalluan për Spurs në një sfidë të ekuilibruar deri në fund.
Fitore të rëndësishme arritën edhe Denver Nuggets, që mposhtën 103-84 Boston Celtics, falë paraqitjes së shkëlqyer të Nikola Jokić, autor i 30 pikëve.
Rezultatet e ndeshjeve:
Detroit – Oklahoma 124-116
Memphis – Golden State 112-133
Toronto – San Antonio 107-110
Houston – Sacramento 128-97
Milwaukee – Cleveland 118-116
Denver – Boston 103-84
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: