Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Chiellini: Të zhgënjyer, por krenarë, kohët e fundit nuk kemi pasur fat me gjyqtarët

Chiellini: Të zhgënjyer, por krenarë, kohët e fundit nuk kemi pasur fat me gjyqtarët

08:19, 26/02/2026

Juventus u eliminua me kokën lart nga Liga e Kampionëve, pas një mbrëmjeje dramatike ndaj Galatasaray-t. Skuadra torineze fitoi 3-2, por nuk arriti të siguronte kualifikimin për në fazën e 1/8-ave. Në fund të ndeshjes, para medieve doli drejtori bardhezi, Giorgio Chiellini, i cili foli në vend të trajnerit Luciano Spalletti, ende i prekur nga eliminimi i hidhur.

“Jemi të zhgënjyer dhe të lodhur pas përpjekjes së madhe, por edhe krenarë. Atmosfera që u krijua në stadium dhe shkëndija që na dha publiku është ajo që duhet të na shoqërojë deri në fund të sezonit. Skuadra dha një sinjal të fortë, mbetet keqardhja që nuk e përmbushëm përmbysjen. Për më tepër, në këtë periudhë nuk kemi shumë fat me episodet arbitrale. Kartoni i kuq për Kelly? Ka pak për t’u komentuar”, u shpreh Chiellini.

Ai theksoi se kjo humbje nuk duhet të zbehë entuziazmin e krijuar, sidomos pas kritikave që skuadra kishte marrë më herët në kampionat. “Për të ecur përpara duhet besim te klubi dhe te lojtarët. Kemi humbur katër nga pesë ndeshjet e fundit, por paraqitjet kanë qenë aty. Sigurisht, nëse humb, do të thotë se diçka nuk funksionon. Na presin edhe 12 ndeshje në kampionat ku luajmë shumë për sezonin e ardhshëm. Rruga e rritjes po vazhdon, edhe pse të gjithë do të donim të ishte më e shpejtë.”

Në fund, Chiellini konfirmoi mbështetjen e plotë për Spalletti-n dhe foli edhe për situatën e Dušan Vlahović, kontrata e të cilit skadon në qershor: “Që kur ka ardhur Luciano kemi gabuar vetëm një ndeshje e gjysmë. Nuk ka pasur kurrë dyshime për të ardhmen e tij. Sa i përket Vlahovic-it, ai po jep maksimumin për t’u rikuperuar. E ka Juventusin në zemër dhe është një lojtar i rëndësishëm për ne deri në qershor.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco