Lajmi i fundit

Balluku në mes të hetimit dhe për 3 tendera të tjerë, SPAK pritet t'i dorëzojë Kuvendit kërkesën për arrestimin e numrit 2 të Ramës

Cristian Chivu: E dimë se mund të fitojmë, duhet qetësi dhe pa presion

Cristian Chivu: E dimë se mund të fitojmë, duhet qetësi dhe pa presion

14:41, 23/02/2026

Interi është përpara një sfide vendimtare në ndeshjen e kthimit të “play-off”-it të UEFA Champions League, ku do të kërkojë një përmbysje të madhe përballë Bodø/Glimt. Humbja 3-1 në ndeshjen e parë e vendos skuadrën zikaltër në një pozitë të vështirë: për të siguruar kualifikimin në fazën e 1/8-ave, nevojitet fitore me të paktën tre gola diferencë.

Megjithatë, në prag të sfidës, trajneri Cristian Chivu u shfaq i qetë dhe optimist. “Ndeshje pas ndeshjeje po ndërtojmë rrugëtimin tonë. Jemi gati, si fizikisht ashtu edhe mendërisht, për ta përballuar këtë sfidë dhe ato që do të vijnë në kampionat”, deklaroi ai. Sipas teknikut, çelësi do të jetë qetësia dhe menaxhimi i presionit: “Duhet të jemi të përgatitur në çdo aspekt, të luajmë të qetë dhe të mos ndiejmë presion. E dimë se mund të fitojmë. Më intereson shumë qasja që do të kemi në fushë.”

Fitorja e fundit në kampionat, që e ka thelluar diferencën me +10 pikë në krye të Serie A, ka sjellë entuziazëm shtesë në kampin zikaltër. Chivu pranoi se mbetet keqardhja për rezultatin e ndeshjes së parë: “Mund të kishim bërë më mirë, por e kemi ‘rikthyer’ situatën dhe kemi rifilluar menjëherë. Kjo është forca e kësaj skuadre.”

Tani fjala i mbetet fushës dhe një stadiumi që pritet të jetë një ‘futbollisti i dymbëdhjetë’ për Interin në misionin e përmbysjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco