Oklahoma vijon të dominojë NBA-në, fitore dramatike për Detroit dhe Phoenix

Oklahoma vijon të dominojë NBA-në, fitore dramatike për Detroit dhe Phoenix

08:36, 28/01/2026

Kampionët në fuqi të Oklahoma vazhdojnë marshimin e sigurt drejt majës së renditjes së përgjithshme në NBA, duke konfirmuar edhe një herë statusin e tyre si skuadra më konstante e sezonit.

Thunder realizuan një tjetër fitore bindëse, këtë herë ndaj New Orleans, me shifrat 104-95. Ndeshja u kontrollua nga fillimi deri në fund nga kampionët, të cilët treguan pjekuri dhe efikasitet në momentet vendimtare. ‘Ylli’ i skuadrës, Shai Gilgeous-Alexander, zhvilloi edhe një paraqitje shumë të mirë, duke realizuar 29 pikë dhe duke udhëhequr Oklahoman drejt suksesit të radhës, që i mban të parët në renditjen e përgjithshme.

Mjaft dramatike ishte sfida mes Denver dhe Detroit, ku Pistons realizuan një fitore të madhe 109-107 në sekondat e fundit. Cunningham dhe Harris shkëlqyen për Detroit, duke realizuar nga 22 pikë secili dhe duke qenë vendimtarë në momentet finale të takimit.

Fitore jashtë fushe korri edhe skuadra e Clippers, që mposhti Utah Jazz me rezultatin 115-103. Leonard ishte lojtari më i spikatur për Clippers, duke realizuar 21 pikë dhe duke udhëhequr ekipin drejt një suksesi të rëndësishëm.

Spektakël i vërtetë u dhurua në përballjen mes Philadelphia-s dhe Milwaukee-t, ku vendasit triumfuan 139-122. George me 32 pikë dhe Embiid me 29 pikë ishin protagonistët kryesorë për Philadelphia-n, që dominuan sfidën.

Fitore të vështirë arritën edhe Phoenix, të cilët mposhtën Brookly-n 106-102, falë 53 pikëve të dyshes Williams–Brooks.

 

Rezultatet:

Washington – Portland 115-111

New York – Sacramento 103-87

Oklahoma – New Orleans 104-95

Philadelphia – Milwaukee 139-122

Denver – Detroit 107-109

Phoenix – Brooklyn 106-102

Utah Jazz – Clippers 103-115

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco