Amir Rrahmani mungon kundër Chelseat, por gati për Fiorentinën

Amir Rrahmani mungon kundër Chelseat, por gati për Fiorentinën

22:05, 27/01/2026

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, pritet të rikthehet shumë shpejt në dispozicion të trajnerit të Napolit, Antonio Conte, duke dhënë sinjale pozitive për ndeshjen e radhës në Serie A ndaj Fiorentinës.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, kapiteni i “DardanĂ«ve” ka shĂ«nuar pĂ«rparim tĂ« dukshĂ«m nĂ« procesin e rikuperimit dhe mund tĂ« jetĂ« i gatshĂ«m pĂ«r sfidĂ«n qĂ« Napoli e zhvillon tĂ« shtunĂ«n, nga ora 18:00, nĂ« kuadĂ«r tĂ« xhiros sĂ« 23-tĂ« tĂ« kampionatit italian.

Megjithatë, Rrahmani nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë skuadrën në përballjen e së mërkurës ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve, duel në të cilin Conte ende nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e tij.

Qendërmbrojtësi kosovar u dëmtua më 17 janar, gjatë ndeshjes kundër Sassuolos, duke pësuar një lëndim muskulor që e mbajti jashtë dy takimeve të fundit: atë ndaj Copenhagenit në Ligën e Kampionëve dhe supersfidën kundër Juventusit në Serie A.

Edhe në pjesën e parë të sezonit, Rrahmani kishte munguar në disa ndeshje për shkak të problemeve fizike, por pavarësisht kësaj, ai ka regjistruar 19 paraqitje dhe një gol në të gjitha garat deri tani.

Rikthimi i tij pritet tĂ« jetĂ« njĂ« pĂ«rforcim i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r Napolin, i cili javĂ«t e fundit Ă«shtĂ« pĂ«rballur me mungesa tĂ« shumta pĂ«r shkak tĂ« lĂ«ndimeve nĂ« repartet kyçe tĂ« skuadrĂ«s, ndĂ«rsa prania e Rrahmanit pritet t’i japĂ« stabilitet mbrojtjes sĂ« kampionĂ«ve tĂ« ItalisĂ«.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco