Conte para sfidës vendimtare me Chelsean: Luajmë për gjithçka, s’e mendoj eliminimin nga Championsi

Conte para sfidës vendimtare me Chelsean: Luajmë për gjithçka, s’e mendoj eliminimin nga Championsi

19:27, 27/01/2026

Thonë se nuk ka asgjë më të mirë sesa të rikthehesh në fushë pas një humbjeje të rëndë, por për Napolin ky rikthim vjen në momentin më delikat të sezonit.

Pas humbjes ndaj Juventusit të mërkurën, kampionët e Italisë përballen me një provë tepër të vështirë kundër Chelseat, një ndeshje që mund të vendosë fatin e tyre në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Antonio Contes ndodhet në një situatë emergjente, me disa mungesa të rëndësishme dhe me Milinković-Savić që mbetet në dyshim serioz për 90 minutat vendimtare.

Ky është pa dyshim momenti më i ndjeshëm që prej ardhjes së Contes në stolin napolitan.

“Duhet t’i shohim gjërat me optimizëm dhe gjithmonë të gjejmë anën e ndritshme”, u shpreh Conte në konferencë për shtyp.

“Askush nga ne nuk po mendon për eliminimin nga Liga e Kampionëve. Kemi luajtur shtatë ndeshje dhe jemi ende aty, me një shans për t’u kualifikuar”, shtoi tekniku i Napolit.

Conte u ndal edhe te roli i tifozëve, të cilët priten të mbushin stadiumin “Diego Armando Maradona”:

“Nesër do të kemi një stadium plot. Tifozët duhet të bëjnë të ndjehet se çfarë do të thotë të luash këtu dhe ne duhet të japim gjithçka për ta kapërcyer këtë pengesë”, tha Conte.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco