Conte ka një thirrje për tifozët: Na duhet ndihma e ‘Maradonës’!

Conte ka një thirrje për tifozët: Na duhet ndihma e ‘Maradonës’!

12:58, 27/01/2026

Në prag të ndeshjes vendimtare të Champions League kundër Chelsea-t, Antonio Conte u ka dërguar një mesazh të qartë tifozëve të Napolit, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes dhe vendosmërinë e skuadrës. Pas humbjes me Juventusin, ekipi arrin në këtë sfidë me shumë mungesa, ndërsa edhe Milinkovic-Savic mbetet në dyshim për 90 minutat që mund të vendosin sezonin.

“Ne duhet të shohim gjithçka me optimizëm, të përqendrohemi tek pjesa më e mirë. Askush nuk mendon të largohet nga Champions”, tha Conte për Sky, duke shtuar: “Por vijnë pas 7 ndeshjesh dhe tani jemi në ndeshjen e fundit ku mund të luajmë për të shkuar më tej”.

Trajneri italian theksoi gjithashtu vështirësinë e situatës: “Po përballemi me këto sfida me një skuadër shumë të kufizuar. Nëse kampionati do të fillonte sot, të gjithë do ta vendosnin Napolin në vendet 8–10, sepse situata është shumë e vështirë. Megjithatë, ka dëshirë për të luftuar dhe për të surprizuar, siç bëmë në Superkupën e Arabisë, por me kalimin e kohës këto vështirësi paguhen. Tani duhet të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Conte beson te vendosmëria e skuadrës dhe mbështetja e tifozëve, duke kërkuar që stadiumi ‘Maradona’ të jetë një vend motivimi për ekipin në këtë natë që mund të vendosë fatin e Napolit në Champions League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco