Rruga e klubeve italiane në ‘Ranking UEFA’ vazhdon të jetë një lojë e ndërlikuar kombinimesh. Edhe pse java e fundit e Champions League nuk ishte e suksesshme për shumicën e skuadrave italiane, vetëm Juventus arriti fitore, ndërsa Napoli barazoi dhe Interi e Atalanta pësuan humbje, Italia arriti të mbante vendin e pestë në renditje.
Mbrojtja e këtij pozicioni u ndihmua nga rezultatet në Europa League, ku Bologna barazoi dhe veçanërisht Roma fitoi ndaj Stuttgartit, duke marrë pikë të rëndësishme dhe duke i hequr pikë Gjermanisë, një nga kombet që e kalojnë aktualisht Italinë në klasifikim.
Në krye të tabelës qëndron Anglia me 14.152 pikë, e ndjekur nga surpriza Polonia me 13.625 pikë, e cila, megjithatë, ka pak shanse të mbajë këtë ritëm për shkak se nuk ka klube në kompeticionet kryesore. Gara për dy vendet e para, që sigurojnë një biletë shtesë për Champions League sezonin e ardhshëm, mbetet e hapur: Spanja (12.187 pikë) dhe Gjermania (12.428) kryesojnë, ndërsa Italia (12.035) ndjek nga pas.
Portugalia me 11.600 pikë qëndron prapa, duke shtuar tensionin. Me distanca kaq të vogla, java e fundit e Champions League dhe ndeshjet përkatëse të Europa League-s do të jenë vendimtare për pozicionin përfundimtar të klubeve italiane në renditje.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: