Pas 14 muajsh burg, Dani Alves synon rikthimin në fushë në moshën 42-vjeçare

Pas 14 muajsh burg, Dani Alves synon rikthimin në fushë në moshën 42-vjeçare

08:24, 27/01/2026

Pas një periudhe tepër të vështirë personale dhe profesionale, Dani Alves po mendon seriozisht një rikthim të bujshëm në futbollin e luajtur. Në moshën 42-vjeçare dhe pas gati tri sezonesh larg konkurrimit zyrtar, ish-mbrojtësi legjendar brazilian nuk e ka mbyllur ende kapitullin e tij si futbollist aktiv, duke vlerësuar mundësinë e një aventure të fundit në Evropë.

Sipas së përditshmes portugeze “A Bola”, alternativa konkrete për Alvesin është Portugalia. Ai mund të veshë fanellën e São João de Ver, skuadër që militon në kategorinë e tretë të futbollit portugez dhe ku vetë braziliani është bashkëpronar. Klubi do të luajë fazën e dytë të kampionatit me objektivin e mbijetesës dhe një rikthim i Alvesit në fushë do të ishte jo vetëm një përforcim sportiv, por edhe një ngjarje me jehonë të madhe mediatike.

Situata në klub ka pësuar ndryshime edhe në pankinë. Një javë më parë u shkarkua trajneri João Nívea, vendim ku Dani Alves thuhet se ka pasur rol aktiv. Me emërimin e një trajneri të ri, prania e tij si lojtar do të ishte më e pranueshme dhe më e lehtë për t’u menaxhuar brenda grupit.

Në muajin mars, Dani Alves u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Lartë e Katalonjës, pas 14 muajsh të kaluar në burg për akuzën e përdhunimit. Edhe pse së fundmi është parë në Girona si predikues në një kishë, braziliani nuk e përjashton një rikthim simbolik në fushë, për të mbyllur karrierën aty ku gjithçka mori kuptim: te futbolli. Vendimi përfundimtar pritet në ditët në vijim, ndërsa Portugalia mbetet në pritje.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco