Alarm te kuqezinjtë për Ardian Ismajlin, dëmtim i rëndë dhe dyshime për ‘play-off’-in e Botërorit

Alarm te kuqezinjtë për Ardian Ismajlin, dëmtim i rëndë dhe dyshime për ‘play-off’-in e Botërorit

22:26, 26/01/2026

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, përballet me një situatë të vështirë, ndërsa mungojnë vetëm dy muaj deri te ndeshjet e “play-off”-it të Botërorit 2026.

Mbrojtësi i kombëtares, Ardian Ismajli, pësoi një dëmtim në kofshën e djathtë gjatë sfidës mes Comos dhe Torinos, duke u detyruar të largohet nga fusha që në pjesën e parë.

Sot, pas vizitave mjekësore, klubi i Torinos konfirmoi se testet zbuluan një dëmtim të muskujve të kofshës së djathtë. “Prognoza do të përcaktohet sipas evoluimit klinik të dëmtimit”, njoftoi klubi, pa dhënë një datë të saktë për rikthimin në fushë.

Mediat italiane raportojnë se ky lloj dëmtimi kërkon të paktën një muaj pushim, që do të thotë se Ismajli mund të mos jetë në formën më të mirë për ndeshjet vendimtare të Shqipërisë në muajin mars.

Ky zhvillim shqetëson jo vetëm trajnerin Silvinjo, por edhe tifozët kuqezinj, pasi mbrojtësi është një nga shtyllat e mbrojtjes së kombëtares, dhe mungesa e tij mund të ndikojë rëndë në përgatitjet për “play-off”-in.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco