Portieri i Barcelonës, Joan Garcia, mund të regjistrojë thirrjen e parë te kombëtarja e Spanjës pas paraqitjes së jashtëzakonshme në derbin katalanas kundër Espanyol. Sipas raportimeve të SPORT, performanca e tij ka tërhequr vëmendjen e trajnerit Luis de la Fuente, i cili po e konsideron seriozisht për grumbullimin e marsit.
Garcia, 23 vjeç, spikati me qetësinë dhe sigurinë në një atmosferë shumë sfiduese, duke treguar gatishmëri dhe reagime vendimtare. Spanja ka një repart portierësh të elitës, me Unai Simón si zgjedhjen e parë dhe David Raya-n e Álex Remiro-n si rezervat e besueshme, por paraqitjet e vazhdueshme të Garcias po shkaktojnë debat në RFEF mbi mundësinë e integrimit të tij në ekip.
Burime pranë federatës spanjolle tregojnë se De la Fuente do ta monitorojë me kujdes Garcia-n në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës kundër Athletic Club, një ndeshje me peshë të madhe që mund të ndikojë vendimin final.
Edhe pse trajneri ka treguar kujdes për të mos shqetësuar ekuilibrin e grupit, performanca e vazhdueshme e Garcias te Barcelona po rrit presionin për ta përfshirë atë te kombëtarja, pasi anashkalimi i tij mund të sjellë reagime negative nëse form e tij e lartë vazhdon.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: