Manchester United, prapaskenat e shkarkimit të Amorim-it, paguan sulmin e ashpër ndaj drejtuesve

Manchester United, prapaskenat e shkarkimit të Amorim-it, paguan sulmin e ashpër ndaj drejtuesve

16:39, 05/01/2026

Më shumë se rezultatet në fushë, ajo që çoi në shkarkimin e Ruben Amorim nga stoli i Manchester United ishte përplasja e fortë me drejtuesit e klubit. Marrëdhëniet mes palëve kishin arritur prej kohësh në pikën zero dhe kritikat publike të trajnerit portugez ndaj bordit drejtues u konsideruan të papranueshme, duke përshpejtuar vendimin për ndarjen.

Sipas burimeve pranë klubit, raporti mes Amorim-it dhe drejtuesve ishte përkeqësuar shumë herët, duke hyrë në një spirale negative që kulmoi pak para Krishtlindjeve. Ndryshimi i modulit taktik, i imponuar nga drejtuesit e klubit, u pranua nga trajneri me shumë pak bindje, duke thelluar edhe më tej hendekun mes palëve.

Momenti vendimtar erdhi pas barazimit ndaj Leeds, gjatë konferencës për shtyp së djeshme. Amorim sulmoi hapur drejtuesit, duke deklaruar: “Vërej që ju merrni informacione selektive për gjithçka. Unë kam ardhur këtu për të qenë menaxher i Manchester United, jo thjesht trajner. E di që emri im nuk është Tuchel, Conte apo Mourinho, por jam menaxheri i Manchester United dhe do të jem edhe për 18 muaj, ose derisa bordi të vendosë të ndryshojë gjërat. Nuk do të jap dorëheqjen, do të bëj punën time derisa dikush tjetër të marrë vendin tim”.

Ai e përsëriti disa herë këtë qëndrim, duke theksuar se marrëveshja e tij ishte për 18 muaj dhe se presioni i kritikave nuk duhet të trembë askënd në klub.

Këto deklarata çuan në një vendim pothuajse të menjëhershëm, i cili u zyrtarizua mëngjesin e sotëm: shkarkimi i Ruben Amorim nga Manchester United.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco