Kupa e Shqipërisë luhet të shtunën, skuadrat synojnë kualifikimin në çerekfinale

Kupa e Shqipërisë luhet të shtunën, skuadrat synojnë kualifikimin në çerekfinale

15:51, 05/01/2026

Viti i ri 2026 për futbollin shqiptar nis me ndeshjet e fazës 1/8 të Kupës së Shqipërisë, të cilat do të zhvillohen të gjitha ditën e shtunë, më 10 janar.

Në këtë raund marrin pjesë edhe skuadrat e kampionatit “Abissnet Superiore”, që do të luftojnë për të siguruar një vend në fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Faza 1/8 rezervon përballje interesante, duke nisur me takimin mes Tiranës dhe Skënderbeut.

Partizani do të luajë kundër Burrelit, ndërsa Bylisi përballet me Laçin. Dinamo City do të sfidojë Besën e Kavajës. Këto katër ndeshje do të zhvillohen në orën 13:00.

Katër takimet e tjera të këtij raundi janë programuar në orën 16:00.

Teuta pret në shtëpi Vorën, ndërsa Vllaznia do të luajë në stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Pogradecit.

Egnatia përballet me Apoloninë në “Arena Egnatia”, ndërkohë që një duel mjaft interesant pritet të zhvillohet në “Elbasan Arena”, mes Elbasanit dhe Flamurtarit.

Kupa e Shqipërisë, raundi 1/8

Tirana – Skënderbeu      10.01.2026      ora 13:00

Partizani – Burreli          10.01.2026      ora13:00

Bylis – Laçi                    10.01.2026      ora13:00

Dinamo City – Besa       10.01.2026      ora 13:00

Teuta – Vora                   10.01.2026      ora 16:00

Vllaznia – Pogradeci      10.01.2026      ora 16:00

Egnatia – Apolonia         10.01.2026      ora 16:00

Elbasani – Flamurtari     10.01.2026      ora 16:00

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco