Ibrahimovic ndan një kujtim të pazakontë nga transferimi tek Ajaxi: Nëna mendoi se kisha vdekur

Ibrahimovic ndan një kujtim të pazakontë nga transferimi tek Ajaxi: Nëna mendoi se kisha vdekur

10:48, 05/01/2026

Legjenda e futbollit suedez, Zlatan Ibrahimovic, ishte i ftuar në emisionin “(Pa)suksesi i kampionëve”, që transmetohet në “Arena Sport”.

Kjo është intervista e parë që Ibrahimovic ka dhënë ndonjëherë në gjuhën e tij amtare, çka ka tërhequr vëmendje të madhe të publikut.

Ibrahimovic ndau edhe një histori të pazakontë nga fillimet e karrierës së tij, pas nënshkrimit të kontratës së parë profesionale me Ajaxin.

“Kur nënshkrova kontratën me Ajaxin, nëna ime mendoi se kisha vdekur. Ajo pa vetëm fotografinë time në televizor dhe më telefonoi menjëherë për të më pyetur: ‘Çfarë ka ndodhur?’”, rrëfeu Ibra.

Ai shtoi se më pas e qetësoi nënën duke i shpjeguar se bëhej fjalë për një lajm të mirë.

“I thashë se do të luaja për Ajaxin si futbollist profesionist”, tregoi sulmuesi legjendar.

Episodi i parë i kësaj interviste do të transmetohet të hënën, më 5 janar, në orën 20:00, në kanalin “Arena Sport 1”, dhe pritet me interes të madh nga tifozët e futbollit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco