Tunizia shkarkon trajnerin dhe gjithë stafin pas eliminimit nga Kupa e Afrikës

Tunizia shkarkon trajnerin dhe gjithë stafin pas eliminimit nga Kupa e Afrikës

10:27, 05/01/2026

Shkarkohet i gjithë stafi teknik i Tunizisë, pas eliminimit nga Kupa e Afrikës.

Federata Tuniziane e Futbollit ka njoftuar zyrtarisht “mbylljen me konsensus” të bashkëpunimit me trajnerin Sami Trabelsi dhe gjithë stafin e tij.

Vendimi është marrë një ditë pas eliminimit të Tunizisë nga Kupa e Afrikës, që po zhvillohet në Marok.

Tunizianët u eliminuan nga Mali me penallti, pas barazimit 1-1 në fund të shtesave.

Mali luajti në inferioritet numerik për një pjesë të madhe të ndeshjes, por ia doli të kualifikohej nga pika e bardhë.

Në komunikatën e Federatës Tuniziane të Futbollit nuk thuhet asgjë për trajnerin e ri.

Trajneri i larguar, Trabelsi, ishte kthyer në stolin e Tunizisë për një mandat të dytë në shkurt të 2025-ës, pas eksperiencës së parë në periudhën 2011-2013.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco