Reali e nis me ‘5 yje’ vitin e ri, shkëlqen me tripletë zëvendësuesi i Mbape

Reali e nis me ‘5 yje’ vitin e ri, shkëlqen me tripletë zëvendësuesi i Mbape

19:43, 04/01/2026

Reali i Madridit e nisi vitin kalendarik 2026 në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shpartalluar Betisin me rezultatin 5-1, ku protagonisti absolut ishte sulmuesi 21-vjeçar Gonzalo Garsia, i cili zëvendësoi Kilian Mbape, që nuk ishte i disponueshëm për shkak të një dëmtimi.

Garsia arriti të rrëmbente skenën, duke shënuar 3 gola. Një ndeshje kjo të cilën sulmuesi spanjoll do ta kujtojë gjatë në karrierën e tij.

Interesant është fakti se 5 golat e sfidës u shënuan në pjesën e dytë, ndërkohë që Gonzalo Garsia, hapi siparin në minutën e 20-të, ndërkohë që “kapakun” ja vendosi Fran Garsia në minutën 90+3’.

Golin tjetër për Realin e shënoi Asensio, teksa të nderit për miqtë e realizoi Çuço Hernandez në minutën e 66-të.

Ky ishte triumfi i 14-të në kampionat për Realin, që e shikon veten në vendin e dytë me një diferencën –4 nga Barcelona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco