“Humbja është rezultat i faktit që Napoli është më i fortë se ne për momentin. Ne bëmë diçka, luajtëm një pjesë të parë me gjysmë zemre. Nuk bëmë presion në gjysmën e kundërshtarit dhe ua lehtësuam gjërat. Pashë ekipin më të fortë në ligë, humbja është e kuptueshme, por mund të kishim bërë më mirë”.
Kjo ishte ajo që trajneri i Lazios, Maurizio Sarri, tha për Dazn pas humbjes 0-2 kundër Napolit.
“Vështirësitë e mbrojtjes? Kur e gjen veten përballë këtyre kundërshtarëve, nuk është vetëm problemi ynë, është problemi i çdo ekipi. Goli i parë? Ishte një top i lehtë për t’u lexuar”, shpjegoi trajneri i Lazio-s.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: