Statistikat/ Thomas Strakosha renditet mes portierëve më të mirë të Europës

Statistikat/ Thomas Strakosha renditet mes portierëve më të mirë të Europës

18:03, 04/01/2026

Faqja e specializuar e statistikave “Transfermarkt” ka publikuar listën e portierëve që kanë ruajtur në më shumë ndeshje portën e paprekur në vitin 2025.

Janë marrë në konsideratë 15 kampionatet më të rëndësishme të kontinentit, ndeshjen në të gjitha kompeticionet si dhe ndeshjet ndërkombëtare.

Këtë renditje të veçantë e kryeson Trubin i Benfikës me 26 ndeshje pa pësuar gol në 61 sfida të zhvilluara.

Më pas vijnë Donnarumma dhe Kobel.

Në vendin e 4-t në këtë renditje të veçantë është portieri i kombëtares shqiptare dhe AEK-ut të Athinës, Thomas Strakosha, që ka ruajtur portën të paprekur në 22 ndeshje nga 44 takime të luajtura gjatë vitit 2025.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco