Zyrtare/ Cagliari kthen nga huazimi te Frosinone Alen Sherrin

Zyrtare/ Cagliari kthen nga huazimi te Frosinone Alen Sherrin

15:37, 04/01/2026

Portieri shqiptar, Alen Sherri, kthehet te Cagliari pas përfundimit të huazimit te Frosinone, ku nuk pati asnjë paraqitje në Serie B. Lajmi vjen pas largimit të Radunovic drejt Spezia-s, duke lënë vend të lirë për Sherrin në skuadër.

Sherri, i cili iu bashkua Cagliarit nga Egnatia një vit e gjysmë më parë, do të qëndrojë si portier i dytë pas Caprile-s, përveç nëse ndodh ndonjë ndryshim i papritur. Ai nuk arriti të grumbullonte minuta te Frosinone, edhe për shkak të një dëmtimi të rëndë në fytyrë gjatë ndeshjes së Kupës së Italisë kundër Monza-s në fillim të sezonit. Performancat e mira të Lorenzo Palmisani-t, ish-portier i Olbias, gjithashtu penguan Sherri të gjejë hapësirë në ekipin e drejtuar nga Alvini.

Në komunikatën zyrtare të klubit, Cagliari njofton se është arritur marrëveshja me Frosinonen për ndërprerjen e parakohshme të huazimit:

“Portieri shqiptar, i lindur në vitin 1997, debutoi me më 17 gusht në fitoren 1-0 ndaj Monza-s në Kupën e Italisë dhe kthehet në skuadër për t’u vënë menjëherë në dispozicion,” thuhet ndër të tjera. Deri më tani, Sherri ka grumbulluar gjithsej 8 paraqitje me fanellën e Cagliarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco