Rrahmani: Më kishte munguar shumë goli, gjithmonë bukur të mbash portën të paprekur

Rrahmani: Më kishte munguar shumë goli, gjithmonë bukur të mbash portën të paprekur

14:53, 04/01/2026

Amir Rrahmani, qendërmbrojtësi i Napolit, komentoi për mikrofonat e DAZN fitoren 2-0 ndaj Lazios:

"Ne gjithmonë përgatitemi mirë për këto goditje standarde. Nuk kisha shënuar prej një viti dhe jam shumë i kënaqur. Ne kemi lojtarë me fizik dhe mund të jemi shumë të rrezikshëm. Më ka munguar shumë goli; gjithmonë është kënaqësi kur shënon dhe skuadra fiton. Gjithashtu, është bukur kur nuk pëson gola, kjo tregon se jemi një skuadër e fortë dhe duhet të ruajmë këtë vazhdimësi."

Rrahmani e përmendi veçanërisht rëndësinë e vazhdimësisë në mbrojtje dhe faktin që Napoli po tregon një strukturë solide si në fazën ofensive, ashtu edhe në atë mbrojtëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco