Te Liverpooli ka shpërthyer një tjetër vatër tensioni dhe në qendër të gjithçkaje është Mohamed Salah. Sulmuesi egjiptian nuk do të udhëtojë drejt “San Siros” për ndeshjen e rëndësishme të Champions League kundër Interit, pavarësisht se ai mori pjesë normalisht në stërvitjen e fundit, duke u shfaqur madje i buzëqeshur.
Vendimi për ta lënë jashtë ka ardhur si pasojë e një përplasjeje të ashpër mes Salah dhe trajnerit Arne Slot pas barazimit të rëndë kundër Leeds. Sipas burimeve të brendshme, debati ka qenë i nxehtë dhe drejtuesit, së bashku me trajnerin, kanë vendosur të marrin masa disiplinore, duke e përjashtuar nga lista e të grumbulluarve për duelin me zikaltrit. Qartazi bëhet fjalë për një zgjedhje ndëshkuese, jo për arsye teknike apo fizike.
Ky është vetëm episodi i radhës në një sezon të trazuar për “Reds”. Skuadra angleze ndodhet në mesin e tabelës së Premier League, shumë larg objektivave të saj tradicionalë, ndërsa në Champions League ka rënë jashtë Top-10 për nga paraqitjet dhe rezultatet.
Situata brenda klubit po tensionohet dita-ditës, dhe rasti ‘Salah-Slot’ mund të ketë pasoja edhe më të thella në balancat e dhomës së zhveshjes. Në një moment kur Liverpooli ka nevojë për qetësi dhe unitet, përjashtimi i ‘yllit’ të ekipit shton dilemat për të ardhmen dhe rrit presionin mbi Slot, i cili tashmë po përballet me sfidën më të vështirë te Liverpool-i.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: