Disfata ndaj Napolit, Spaleti: Ishin më të fortë se ne, ja ku gabuam

Disfata ndaj Napolit, Spaleti: Ishin më të fortë se ne, ja ku gabuam

10:13, 08/12/2025

Pas humbjes kundër Napolit, trajneri i Juventusit, Luçiano Spaletti nuk kërkon justifikime për të analizuar disfatën.

“Na bënë të vrapojmë, janë një skuadër e fortë dhe në formë: të tërheqin nëpër fushë sepse kanë forcë dhe gjithashtu cilësi”.

Përtej formës, Juventusi bëri vetëm një goditje në portë gjatë gjithë ndeshjes dhe ideja e trajnerit për ta nisur takimin pa sulmues i befasoi shumë: “Provohet të bësh diçka, për të pasur një njohje më të madhe: si Jildiz ashtu edhe Konsesao dinë të luajnë me topin, Lokateli u tërhoq pak shumë prapa dhe nuk e mbajti pozicionin e mesfushës”, shpjegoi trajneri.

“Mbetëm gjithmonë të bllokuar sepse nuk arritëm të shfrytëzonim epërsinë në qendër. Më mirë në pjesën e dytë. Arritëm të shkonim një kundër një, por ata kanë cilësi në kthimin e aksionit në hapësirë të lirë. Pas golit morëm disi në dorë lojën, por gjithmonë duke bërë gjëra pak ‘shkollore’, pa e shtyrë situatën për të bërë diçka më shumë. Duhet të bëjmë hapa përpara dhe shpejt, sepse përndryshe bëhet e vështirë”.

I pyetur se si mund të zgjidhet kjo situatë, Spaletti më pas deklaroi: “Sipas meje ne mund të bëjmë më mirë se sot, u dhamë një numër të pabesueshëm topash. Nëse nuk e udhëheq ti lojën, e gjen veten si pasagjer i të tjerëve që marrin vendime dhe ti duhet t’u përshtatesh.

Çdo goditje standarte ata bëjnë një bllok, nuk arritëm të gjenim kundërmasa. Mjafton të flasim dhe të vendosemi si duhet në atë rast. Ndoshta ua bëmë pak shumë të rehatshme, por janë të gjitha vendime që duhen marrë në moment dhe rezultati varet nga vendimi që merr”.

Së fundi, një koment për rikthimin në Maradona si kundërshtar: “I emocionuar? Po, kur këndojnë këto këngë që i njoh tashmë përmendësh, bëhet një spektakël i jashtëzakonshëm”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco