Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me fermerët në Cërrik

Ademi dhe Foda shkojnë në Amerikë, presin me padurim shortin e Botërorit për Kosovën

Ademi dhe Foda shkojnë në Amerikë, presin me padurim shortin e Botërorit për Kosovën

19:28, 04/12/2025

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, dhe trajneri i ekipit kombëtar, Franco Foda, ndodhen në Washington D.C., pranë Shtëpisë së Bardhë, për shortin e Kupës së Botës 2026.

Ky është një moment historik, pasi Kosova për herë të parë do të jetë pjesë e shortit të një Botërori.

“Fotografia pranë Shtëpisë së Bardhë simbolizon edhe mbështetjen historike të SHBA-së për popullin e Kosovës në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë”, thotë Agim Ademi në një postim në rrjetin social Facebook.

Ekipi kosovar përballet me dy sfida të rëndësishme në “play-off” për të bërë të mundur ëndrrën e kualifikimit, ndërsa presidenti dhe përzgjedhësi Foda shprehin besim të palëkundur tek lojtarët dhe përkushtimi i tyre.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco