Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Nedim Bajrami rikthehet te goli dhe bëhet lider te Rangers, një lajm shumë i mirë për Kombëtaren Shqiptare

Nedim Bajrami rikthehet te goli dhe bëhet lider te Rangers, një lajm shumë i mirë për Kombëtaren Shqiptare

10:44, 04/12/2025

Mesfushori i Shqipërisë ishte lojtari më i mirë i Rangers (nota 8.9) në barazimin 2–2 ndaj Dundee United, duke shënuar me penallti në minutën e 98-të dhe duke i dhënë ekipit një pikë në sekondat e fundit. Për Bajramin, ky është një sinjal i fortë se po rikthehet në formë, jo vetëm sepse shënoi, por edhe sepse luajti shumë minuta dhe kishte ndikim të madh në lojë.

Gjatë ndeshjes, ai krijoi disa raste, asistoi në aksione të rrezikshme dhe u pa aktiv në çdo fazë, duke treguar se po fiton ritëm dhe gjendje fizike.

Ky progres është shumë i rëndësishëm për Kombëtaren Shqiptare, e cila e dëshiron Bajramin në formë maksimale për ndeshjet play off të muajit mars. Shqipëria do të përballet me Poloninë në gjysmëfinale dhe, nëse kalon, me fituesin e çiftit Ukrainë–Suedi në finale, sfida ku kërkohet një Bajrami vendimtar.

Rikthimi i tij te goli dhe minutat e grumbulluara me Rangers janë një sinjal fantastik për Sylvinho dhe gjithë tifozët kuqezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco