Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Giaccherini lavdëron Zhegrovën: Ka veprime prej ‘ylli’ të madh, talent i jashtëzakonshëm

Giaccherini lavdëron Zhegrovën: Ka veprime prej ‘ylli’ të madh, talent i jashtëzakonshëm

10:37, 04/12/2025

Emanuele Giaccherini, ish-lojtar i Juventusit dhe Napolit, ka folur për “Tuttosport” rreth periudhës së tij te bardhezinjtë dhe për gjendjen aktuale të skuadrës së Luciano Spalletti-t. Ai e përshkroi aventurën te Juventusi si një kapitull të paharrueshëm në karrierën e tij:

“Kur flasim për Juven, më rikthehen shumë kujtime. Dy vite mes më të bukurave të jetës sime: fitore, kampionë të mëdhenj dhe emocionet e Champions-it”.

Ndër momentet më të veçanta, Giaccherini veçoi titullin e parë kampion:

“Vinin nga vite të vështira dhe askush nuk na shihte favoritë, por fituam me meritë. Në vitin e dytë erdhi shpërthimi i Pogba-së… Unë mora kënaqësitë e mia”.

Duke analizuar situatën aktuale, ai ndaloi edhe te futbollistët David dhe Zhegrova:

“David-in e pashë shumë mirë ndeshjen e fundit, shënoi. Te Lille ishte gjithmonë lojtar i fortë. Kenan mund të jetë qendërsulmuesi klasik: mjafton të shikoni gola që shënoi ndaj Cagliarit, lëvizje prej numri 9. Në rolin e tij mund të aktivizohet edhe Zhegrova”.

Giaccherini u ndal posaçërisht te Edon Zhegrova, duke e vlerësuar lart:

“Ka veprime prej ‘ylli’ të madh dhe talent të jashtëzakonshëm. Çështja që mbetet është forma fizike: duhet ta çojmë në 100%. Dhe kjo arrihet vetëm duke luajtur. Sezonin e kaluar pati lëndime serioze dhe erdhi vonë në merkato. Me pak minuta më shumë, do të gjejë vazhdimësi”.

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm për ‘yllin’ e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco