Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Detroit humb, por mban kreun në Lindje, Dallasi i jep ‘leksion’ Miamit, fitojnë Houston dhe Spurs

Detroit humb, por mban kreun në Lindje, Dallasi i jep ‘leksion’ Miamit, fitojnë Houston dhe Spurs

09:04, 04/12/2025

Basketbolli amerikan solli spektakël edhe mbrëmjen e djeshme, me disa sfida të forta dhe rezultate surprizë në NBA.

Denver fitoi 135-120 në fushën e Indianas, me Jamal Murray në një mbrëmje të jashtëzakonshme. ‘Ylli’ i Nuggets realizoi plot 52 pikë, duke udhëhequr ekipin drejt një triumfi bindës.

San Antonio Spurs morën një fitore dramatike 114-112 në sekondat e fundit kundër Orlandos. De’Aaron Fox ishte njeriu vendimtar me 31 pikë të realizuara.

Ndërkohë, Detroit Pistons, megjithëse u mundën 113-109 në fushën e Milwaukee-t, ruajnë vendin e parë në Konferencën e Lindjes. Për Bucks, Porter shkëlqeu me 26 pikë, ndërsa Rollins shtoi 22 të tjera.

Dallas Mavericks nuk patën asnjë problem ndaj Miami Heat, duke fituar 118-108. Interesant është fakti se të gjithë titullarët e Miamit shënuan mbi 10 pikë, por kjo nuk mjaftoi për të ndalur ritmin e teksanëve.

Vijon forma pozitive e Houston Rockets, që shpartalluan 121-95 Sacramento Kings. Dyshja Sengun–Durant kombinuan plot 52 pikë, duke qenë motorët kryesorë të fitores.

Rezultatet e mbrëmjes në NBA

Cleveland – Portland: 110-122

Indiana – Denver: 120-135

Orlando – San Antonio: 112-114

Atlanta – Clippers: 92-115

New York – Charlotte: 119-104

Chicago Bulls – Brooklyn Nets: 103-113

Houston – Sacramento: 121-95

Milwaukee – Detroit: 113-109

Dallas – Miami: 118-108

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco