Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Neymar shpërthen me ‘tripletë’ dhe mban gjallë Santosin, fitorja kundër Juventude-s e afron shpëtimin

Neymar shpërthen me ‘tripletë’ dhe mban gjallë Santosin, fitorja kundër Juventude-s e afron shpëtimin

08:48, 04/12/2025

Neymar ishte protagonist absolut në fitoren 3-0 të Santosit kundër Juventude-s, në ndeshjen e vlefshme për raundin e parafundin e kampionatit brazilian. Skuadra historike, që dikur mbante mbi supe legjendën Pelé, ndodhet ende në luftë për mbijetesë, por ‘ylli’ brazilian ka arritur t’i japë frymëmarrje me një paraqitje spektakolare dhe tre gola vendimtarë.

Juventude, tashmë e rënë matematikisht nga kategoria, nuk mundi të përballonte ritmin dhe cilësinë e ish-sulmuesit të Barcelonës dhe PSG-së, i cili e dominoi sfidën nga fillimi në fund. Me këtë rezultat, Santosi ngjitet në +2 ndaj Vitória-s, kur ka mbetur vetëm një javë nga përfundimi i kampionatit.

Por për bardhezinjtë hapen edhe skenarë akoma më optimistë. Nëse arrijnë të fitojnë ndaj Cruzeiros në ndeshjen e fundit, ekip që e ka siguruar pjesëmarrjen në Copa Libertadores dhe nuk ka më objektiva të prekshme për kreun, Santosi jo vetëm që do të sigurojë mbijetesën, por mund të garojë edhe për një vend në Copa Sudamericana.

Ky skenar bëhet i mundur sepse rivale si Vasco da Gama dhe Atlético Mineiro, të cilat janë po dy pikë larg, përballen direkt me njëra-tjetrën në javën e fundit, duke lënë hapësirë që Santos të përfitojë.

Neymar, me paraqitjen më të mirë që prej rikthimit, e ka rikthyer shpresën në një sezon që deri pak javë më parë dukej i humbur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco