Mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani, i cili realizoi një gol të bukur pas 67 minutash lojë, ka folur për Klan Kosova pas ndeshjes.
Ai ka dedikuar këtë gol për babain e tij, duke theksuar se i është mirënjohës për gjithçka që ka bërë për të.
Mesfushori i Torinos tha se do të përpiqen ta fitojnë ndeshjen ndaj Anglisë.
“Kemi hyrë në fushë pak me frikë, dhe jemi të lumtur. Është një fitore historike, sepse Shqipëria nuk kishte arritur në Play Off, jemi të lumtur, tani e dimë që e kemi një ndeshje me Anglinë, ata janë shumë të fortë. Do të bëjmë një ndeshje serioze, do të provojmë të fitojmë ndeshjen.
Golin ja dedikoj gjithë familjes sime, por sidomos babit për të gjitha sakrificat që ka bërë për mua që kur isha i vogël e deri tani”, tha Asllani.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: