Cristian dhe Stiven, binjakët shqiptarë të golit në një rrëfim të veçantë

Cristian dhe Stiven, binjakët shqiptarë të golit në një rrëfim të veçantë

20:42, 13/11/2025

Janë të rinj, ambiciozë dhe të lidhur fort me origjinën e tyre shqiptare. Steven dhe Cristian Shpendi, binjakët që kanë lindur në Itali nga prindër shqiptarë, po shkëlqejnë në dy ekipe të ndryshme: njëri me fanellën e Empolit, tjetri si protagonist i Cesenës në Serinë B. Në këtë intervistë të veçantë, ata tregojnë historinë e familjes, rrugëtimin në futboll, marrëdhënien e tyre të veçantë si vëllezër binjakë dhe dilemat mes Shqipërisë dhe Italisë për përfaqësimin kombëtar.

KRISTIAN: Mami është nga Tirana, babi është nga malet e Veriut. Ata nuk shihnin një të ardhme të sigurt për veten, ndaj vendosën të vinin në Itali.

STIVEN: Ishte viti 1997, ata shkuan në Aqualagna për të qëndruar me gjyshin. Jetuan në Calcinelli, ku lindi motra jonë Megan, e më pas në Lucrezia, pranë Fanos. Ne lindëm në Ankona.

Prindërit tuaj kanë pasur fantazi për emrat...

STIVEN: Kristian, sepse babi është tifoz i Interit dhe i Vierit. Stiven, si aktori Steven Seagal. Dhe Megan, si aktorja Megan Gale.

A luante futboll babai Aleks?

STIVEN: Ai ishte sulmues, na çoi në shkollën e futbollit duke thënë se duhej të luanim ashtu si ai...

KRISTIAN: Por ne e donim shumë futbollin dhe ishim me fat që e ndoqëm.

Babai Aleks është pezulluar për sulmin ndaj portierit të Olbias, i cili dy vite më parë goditi Kristianin.

KRISTIAN: Isha në dhomën e zhveshjes duke marrë trajtim dhe nuk e pashë skenën.

STIVEN: Isha në Empoli, më telefonoi menjëherë: donte ta mbronte Kristianin dhe e kuptoi se kishte bërë një gabim. Disa ditë më vonë e qortuam pak dhe ai u pendua.

Ekipi kombëtar: Shqipëria apo Italia?

STIVEN: Ekziston gjithmonë dyshimi, jemi 60% shqiptarë dhe 40% italianë. Por nuk na është dashur kurrë të zgjedhim.

KRISTIAN: Unë kam debutuar për Shqipërinë, dhe mendoj se është e drejtë të vazhdoj atje.

Idhulli juaj i fëmijërisë?

STIVEN: Cristiano Ronaldo. Pastaj, si tifozë të Interit, na pëlqen Zanetti.

KRISTIAN: Babai ynë. Na mësoi etikën e tij të punës, mënyrën e tij të jetesës.

Andrea Pirlo lindi më 19 maj (por në vitin 1979) si ju: kush është “asist-man”-i juaj ideal?

KRISTIAN: Te Cesena është Berti. Si fëmijë, i jepja unë asistet Stevenit, por ai është më egoist.

STIVEN: Është e drejtë të jesh! Te Empoli, Ilie më ka dhënë dy asiste, dhe te i treti do t’i bëj një dhuratë.

 

Kush është sulmuesi më i fortë?

STIVEN: Lautaro është një lojtar i kompletuar: shënon, lufton dhe jep gjithçka në fushë.

KRISTIAN: Pajtohem. Në Europë, megjithatë, do të thosha Harry Kane i Bayern-it.

Dhe mes jush, kush është më i forti?

KRISTIAN: Ai është pak më shumë, por po punoj për ta arritur.

STIVEN: Ecim me periudha: një herë njëri, një herë tjetri. Tani po ecim mirë të dy.

Në vitin 2023, ju u ndatë kur Steven u transferua tek Empoli.

STIVEN: Vuajta më shumë. Ai kishte familjen pranë dhe ishte i lumtur sepse i dhashë hapësirë, por e shfrytëzoi shumë mirë. Për mua, ai ka qenë gjithmonë një pikë referimi, brenda dhe jashtë fushës.

KRISTIAN: Po, sepse jam më i madh – kam lindur një minutë më parë! (qesh) Më ka munguar. Tani mbështetemi te kalendari për t’u parë.

Dukeni identikë: çfarë ndryshimesh gjeni?

KRISTIAN: Ai është më i rezervuar.

STIVEN: E konfirmoj.

A jeni shkëmbyer ndonjëherë?

STIVEN: Po, në shkollë, gjatë izolimit dhe më pas kur ishim me maska... Kristiani ndonjëherë më zëvendësonte.

KRISTIAN: Ne studionim Kontabilitet, por detyrat i bëja unë!

Po me vajzat?

STIVEN: Jemi aq të ngjashëm, sa një vajze mund t’i pëlqejmë të dy! (qesh) Por jemi beqarë.

KRISTIAN: Ka ndodhur që njëri prej nesh të flasë në telefon në vend të tjetrit…

Në sezonin e kaluar, në Cesena–Carrarese, nuk arritët të përballeni: Steven mungonte në ndeshjen e parë, Kristian në të dytën.

STIVEN: Isha ende te Empoli dhe ai shënoi. Në të dytën, ai u dëmtua dhe unë shënova.

KRISTIAN: Po e pres më 10 janar.

Ajo ditë është Cesena–Empoli, ndeshja e fundit e fazës së parë.

STIVEN: Shpresojmë të jemi aty këtë herë! Dua të shënoj, por nuk do të festoj nga respekti për tifozët.

KRISTIAN: Dua ta mposht. Dhe sigurisht, do të kemi diçka për të vënë bast.

A do ta kaloni natën e Vitit të Ri bashkë për t’u përgatitur për këtë ndeshje?

KRISTIAN: Sigurisht, provokimet do të fillojnë aty.

STIVEN: Jo, ato kanë filluar tashmë…

Kush i gjuan më mirë penalltitë?

KRISTIAN: Kur luanim bashkë, ishte gjithmonë radha e tij.

STIVEN: Por nëse do të kisha shënuar më parë, do ta lija të gjuante.

Sa ju trishton fakti që Serie A shpesh injoron Serie B-në në merkato?

KRISTIAN: Është e vështirë të arrish në Serie A, duhet të punosh shumë. Nuk ka rëndësi, unë do të shkoj atje me Cesena-n.

STIVEN: Unë do të kthehem atje me Empolin.

Cesena është në garë për Serie A, ndërsa Empoli pak më prapa.

KRISTIAN: Serie B është shumë e vështirë. Do të ishte bukur të bënim përsëri play-off, dhe sa mirë do të ishte nëse do të ishin edhe ata atje.

STIVEN: Cesena po luan për ngjitjen e drejtpërdrejtë, sigurisht! Shpresoj jo vetëm t’i takoj në play-off, por edhe në finale. Atëherë stabiliteti i familjes do të ishte në rrezik…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco