Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka njoftuar zyrtarisht se Lamine Yamal është larguar nga grumbullimi për ndeshjet kundër Gjeorgjisë dhe Turqisë, pas një ndërhyrjeje mjekësore që u krye pa dijeninë e stafit të kombëtares.
Sipas komunikatĂ«s sĂ« RFEF-sĂ«, futbollisti i BarcelonĂ«s iu nĂ«nshtrua tĂ« hĂ«nĂ«n paradite njĂ« âprocedimi invaziv me radiofrekuencĂ«â pĂ«r trajtimin e dhimbjeve nĂ« zonĂ«n e pubisit, pa lajmĂ«ruar mĂ« parĂ« mjekĂ«t e kombĂ«tares. Federata Ă«shtĂ« informuar vetĂ«m disa orĂ« mĂ« vonĂ«, nĂ« orĂ«n 22:40 tĂ« sĂ« njĂ«jtĂ«s ditĂ«, pĂ«rmes njĂ« raporti ku rekomandohej pushim prej 7 deri nĂ« 10 ditĂ«sh.
âShĂ«rbimet mjekĂ«sore tĂ« RFEF-sĂ« shprehin habinĂ« dhe pakĂ«naqĂ«sinĂ« pĂ«r mĂ«nyrĂ«n si Ă«shtĂ« vepruar. Duke vendosur mbi tĂ« gjitha shĂ«ndetin dhe mirĂ«qenien e lojtarit, Federata ka vendosur ta lirojĂ« Lamine Yamal-in nga ky grumbullimâ, thuhet nĂ« deklaratĂ«.
Ky zhvillim ka rindezur përplasjet mes Barcelonës dhe kombëtares spanjolle. Marrëdhëniet mes dy palëve janë tensionuar që nga shtatori, kur trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, e akuzoi Luis de la Fuente-n se nuk po e mbronte mjaftueshëm lojtarin e ri.
Lamine Yamal, i cili luajti pa probleme me Barcelonën në ndeshjet e fundit, ishte përfshirë në këtë grumbullim për të ndihmuar Spanjën në sigurimin e kualifikimit për Kupën e Botës 2026. Megjithatë, ndërhyrja e fundit e bërë nga klubi katalanas e ka bërë të pamundur që talenti 18-vjeçar të veshë me fanellën e kombëtares në këto dy ndeshje vendimtare.
Në ambientin e kombëtares mbizotëron pakënaqësi, pasi konsiderohet e papranueshme që Barcelona të ketë vepruar pa njoftuar Federatën, duke ditur se trajtimi i lojtarit do ta pengonte të ishte i gatshëm për kombëtaren.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: