Një propozim martese që bëhet ‘i pavdekshëm’ nga Lionel Messi

Një propozim martese që bëhet ‘i pavdekshëm’ nga Lionel Messi

16:32, 11/11/2025

Një çift i ri në Barcelonë nuk do ta harrojë kurrë mbrëmjen e propozimit të tyre për martesë, jo vetëm për emocionin e momentit, por edhe për surprizën e papritur që e bëri videon e tyre të shpërndahej në gjithë rrjetet sociale.

Ndërsa i riu i propozonte së fejuarës në një rrugë pranë stadiumit “Camp Nou”, me trëndafila dhe emocione të sinqerta, kamera regjistroi diçka që askush nuk e kishte parashikuar: në sfond, krejt rastësisht, shfaqen Lionel Messi dhe Rodrigo De Paul.

Dy yjet argjentinas, shokë skuadre tek Inter Miami dhe në kombëtaren e Argjentinës, po kalonin në atë zonë pa e ditur se po bëheshin pjesë e një momenti kaq të veçantë. Prania e tyre, e pavënë re fillimisht nga çifti, u zbulua më pas gjatë montimit të videos, duke e kthyer propozimin në një video virale me mijëra shpërndarje.

Në rrjetet sociale, komentet shpërthyen me humor dhe admirim: “Një lidhje e bekuar nga D10s”, shkruan fansat, duke iu referuar Messit.

Sipas mediave spanjolle, Messi ndodhej në Barcelonë për të vizituar “Camp Nou”-n e rinovuar, aty ku kishte shkruar historinë e klubit. Një rastësi e pabesueshme që bashkoi një moment romantik me një simbol të përjetshëm të futbollit, duke e bërë videon e propozimit të çiftit ndër më të shpërndarat e javës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco