FOTO/ Topi i ‘Dorës së Zotit’ të Diego Maradonës del në ankand, shifra stratosferike

FOTO/ Topi i ‘Dorës së Zotit’ të Diego Maradonës del në ankand, shifra stratosferike

13:33, 23/06/2026

Topi i futbollit me të cilin Diego Maradona shënoi golin e famshëm “Dora e Zotit” dhe golin e njohur si “goli i shekullit” në Kupën e Botës 1986 pritet të shitet për mbi 2 milionë dollarë në ankand.

Këto dy gola historikë u shënuan nga ylli argjentinas në ndeshjen çerekfinale kundër Anglisë në stadiumin “Azteca” në MexicoCity.

Goli kontrovers “Dora e Zotit” u realizua kur Maradona e goditi topin me dorën e majtë, duke e kaluar portierin anglez Peter Shilton dhe duke e çuar topin në rrjetë për 1-0.

Vetëm disa minuta më vonë, ai shënoi një tjetër gol spektakolar, duke dribluar pesë lojtarë anglezë dhe duke e dërguar topin në portën e zbrazët, një gol që më vonë u quajt “goli i shekullit”.

Ndeshja përfundoi 2-1 për Argjentinën, ndërsa Gary Lineker shënoi për Anglinë në fund të ndeshjes.

Tani, topi bardhezi Adidas po del në ankand dhe pritet të arrijë çmime miliona dollarëshe.

Image

Ai do të shitet nga shtëpia amerikane e ankandeve Heritage Auctions, e cila ka njoftuar se ofertat do të nisin nga rreth 2.5 milionë dollarë.

Sipas përfaqësuesve të saj, pritet që çmimi përfundimtar të jetë “në shifra shumë të larta shtatëshifrore ose edhe tetëshifrore”.

Shtëpia e ankandeve thotë se topi është verifikuar përmes dy shërbimeve të pavarura që kanë konfirmuar se është përdorur në të dy golat, duke vërtetuar autenticitetin e tij.

Arbitri i ndeshjes, Ali Ben Nasser, i cili dha një nga golat më të diskutueshëm në historinë e futbollit, e mbajti topin në Tunizi për më shumë se 30 vjet.

Topi ishte nxjerrë më parë në ankand edhe në vitin 2022.

Në të shihen gjithashtu edhe nënshkrimet e arbitrave të ndeshjes.

Image

Maradona ndërroi jetë me 25 nëntor 2020, në moshën 60 vjeç.

Në vitin 2022, fanella që ai veshi në atë ndeshje u shit për një rekord historik.

Ky objekt legjendar është pjesë e “Summer Platinum Night Sports Auction”, që do të mbahet në Dallas, SHBA, më 22-23 gusht.

https://talker.news/2026/06/22/ball-diego-maradona-used-to-score-hand-of-god-goal-for-sale/

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco