Zbulohet se çfarë bënë francezët gjatë ndërprerjes së ndeshjes me Irakun, Mbappe tregon ankthin e stuhisë

Zbulohet se çfarë bënë francezët gjatë ndërprerjes së ndeshjes me Irakun, Mbappe tregon ankthin e stuhisë

13:19, 23/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka zbuluar me humor çfarë ndodhi në kampin francez gjatë ndërprerjes së gjatë të ndeshjes ndaj Irakut në Kupën e Botës 2026, e cila u ndal për shkak të stuhisë dhe rrufeve.

“Çfarë bëmë gjatë pritjes? Luajtëm me letra”, – u shpreh me shaka Deschamps, duke shtuar se atmosfera në dhomën e zhveshjes ishte më e relaksuar nga sa mund të mendohej.

“Në fakt, po argëtohesha me lojtarët e mi”, – theksoi trajneri i “Bleus”, duke treguar se stafi teknik u përpoq ta mbante skuadrën të qetë gjatë ndërprerjes së gjatë.

Ylli i skuadrës, Kylian Mbappé, autor i një dopiete në atë ndeshje, pranoi se situata ishte e vështirë nga ana mentale.

“Ishte një mbrëmje shumë e gjatë. Të qëndrosh për kaq shumë kohë në dhomën e zhveshjes dhe të ruash përqendrimin është e vështirë. U desh të bënim një sforco të madhe”, – tha ai.

Ndërkohë, mbrojtësi Jules Koundé tregoi detaje shtesë për mënyrën se si lojtarët u përpoqën të qëndronin aktivë gjatë pritjes.

“Bëmë pak çiklizëm për të mos humbur ritmin. Pastaj folëm mes nesh dhe prisnim momentin për t’u kthyer në fushë për nxehje”, – deklaroi Koundé.

Ngjarja ka nxjerrë në pah vështirësitë e pazakonta që sjellin ndërprerjet ekstreme në turnetë e mëdhenj, ku përqendrimi mendor shpesh bëhet po aq i rëndësishëm sa performanca në fushë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco