Lajmi i fundit

Goditje për Vettingun nga Strasburgu: Shkarkimi i Gentian Osmanit shkeli Konventën Europiane

VIDEO/ Marseja ngjitet në krye të Ligue 1, De Zerbi: Njerëzit do ta harrojnë, por më parë ishim të shtatët

VIDEO/ Marseja ngjitet në krye të Ligue 1, De Zerbi: Njerëzit do ta harrojnë, por më parë ishim të shtatët

21:48, 08/11/2025

Në pritje të përgjigjes së PSG-së nesër në supersfidën kundër Lyonit, Olympique Marseille nuk e humbi mundësinë për të reaguar pas humbjes dramatike në Ligën e Kampionëve ndaj Atalantës. Skuadra e Roberto De Zerbit triumfoi bindshëm 3-0 ndaj Brestit në “Velodrome”, një rezultat që e ngjiti Marsejën në vendin e parë në renditje dhe i shtoi presionin ekipit të Luis Enriques.

Olympique Marseille - Brest 3-0

Pas ndeshjes, trajneri italian u shpreh për “BeIN Sports”, duke analizuar paraqitjen dhe ndryshimet mes sfidave të kampionatit dhe atyre europiane:

“Është e vështirë. Në Marsejë ndodhin gjëra që nuk janë të lehta për t’u shpjeguar. Dje fola për një orë me lojtarët e mi. U thashë se të luash këtu është një mundësi që nuk duhet shpërdoruar asnjëherë. Ndonjëherë duket sikur bllokohemi, ndodh. Por sonte jam shumë i kënaqur me mënyrën si luajtëm. Ishte një lojë e bukur, me shumë cilësi. Dimë të luajmë futboll të mirë, edhe pse ndonjëherë nuk na del gjithmonë. Duhet ta kuptojmë pse ndodh kjo.”

De Zerbi foli edhe për momentin që po kalon skuadra:

“Kanë qenë tri javë shumë të vështira. Kemi luajtur të mërkurën dhe përsëri të shtunën, një ditë më pak pushim e ndryshon shumë gjëra. Nuk luajtëm mirë kundër Angersit, Atalantës dhe Auxerres, por sonte bëmë një ndeshje të madhe, si në Lisbonë apo në pjesën e parë kundër Lensit. Kemi marrë më pak se sa meritonim. Ishim të shtatët, tani jemi të parët. Duhet ta kujtojmë këtë, sepse njerëzit ndoshta do ta harrojnë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco