Lajmi i fundit

Goditje për Vettingun nga Strasburgu: Shkarkimi i Gentian Osmanit shkeli Konventën Europiane

Derbi pa fitues në ‘Allianz Stadium’: Juventusi dhe Torino ndajnë nga një pikë

Derbi pa fitues në ‘Allianz Stadium’: Juventusi dhe Torino ndajnë nga një pikë

20:08, 08/11/2025

Derbi i 184-t i Torinos u mbyll pa fitues. Në javën e 11-të të Serisë A, Juventusi i Luciano Spallettit nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 përballë Torinos, në një sfidë ku mungoi vetëm goli.

Bardhezinjtë dominuan në pjesën e parë me zotërim të plotë të topit dhe presion të vazhdueshëm në gjysmëfushën kundërshtare, por skuadra e Marco Baronit rezistoi me disiplinë dhe përqendrim të lartë. Torino mbajti “bunker”-in të paprekur, duke frenuar tentativat e David, McKennie dhe Yildiz.

Në fraksionin e dytë, loja u hap më shumë dhe u shfaqën protagonistët e ndeshjes: portierët. Michele Di Gregorio u tregua vendimtar për Juventusin me pritje të shkëlqyera ndaj Adams, ndërsa në krahun tjetër Paleari u përgjigj po aq mirë, duke mbrojtur portën e Torinos nga disa tentativa të rrezikshme të bardhezinjve.

Në fund, rezultati 0-0 lë shijen e një mundësie të humbur për Juventusin, që ngjitet në kuotën e 19 pikëve, ndërsa Torino arrin në 14. Derbi i Torinos këtë herë nuk pati gola, por konfirmoi forcën mbrojtëse të të dyja skuadrave dhe formën të shkëlqyer të portierëve që vendosën fatin e takimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco