Lajmi i fundit

Goditje për Vettingun nga Strasburgu: Shkarkimi i Gentian Osmanit shkeli Konventën Europiane

Martini ‘godet’ Dajën: Dinamoja e Durrës City-t më e fortë se Dinamoja e dikurshme! Nuk dinë çfarë thonë

Martini ‘godet’ Dajën: Dinamoja e Durrës City-t më e fortë se Dinamoja e dikurshme! Nuk dinë çfarë thonë

19:59, 08/11/2025

Vllaznia mori një fitore të rëndësishme në “Loro Boriçi”, duke mposhtur Dinamon me rezultatin minimal 1-0 në javën e 11-të të Superiores. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Bekim Balaj, i cili i dha skuadrës shkodrane tri pikë me shumë peshë.

Pas ndeshjes, trajneri Edi Martini u shpreh i kënaqur me fitoren, edhe pse pranoi se loja nuk ishte në nivelin më të mirë. “Kjo ishte një ndeshje që duhej patjetër ta fitonim. Nuk ishim në gjendjen më të mirë fizike, por djemtë sakrifikuan shumë. Dinamo luajti më mirë, por ne morëm pikët dhe kjo është ajo që vlen”, tha Martini.

Trajneri i Vllaznisë tregoi se kishte kërkuar nga lojtarët përqendrim maksimal në minutat e para. “Kërkova që ta nisnim fort dhe të shënonim shpejt. Nuk doja që skuadra të ulej shumë mbrapa, por lodhja na detyroi të ruanim rezultatin. Kjo fitore është më shumë e karakterit dhe e shpirtit luftarak,” shtoi ai.

Sa i përket gjendjes së Kallakut, Martini u shpreh: “Është mirë, por do të shohim nesër rezultatet e rezonancës. Do të bëjmë gjithçka që të rikuperohet sa më shpejt. Kundër Dinamos së Durrës City, nuk është njësoj si Dinamos së dikurshme. Kjo Dinamo Durrës City është më e fortë. Vjet s’kam qenë pjesë e Vllaznisë, por ne kemi dalë në vend të dytë, ata në të tretin, njerëzit nuk e dinë se çfarë thonë. Unë mendoj që është dashuria më e madhe imja që kam për këtë fanellë, ndryshe nga trajnerët e tjerë.”

Në fund, ai vlerësoi përpjekjen kolektive të lojtarëve: “Edhe pse nuk bëmë lojën më të bukur, sot treguam se dimë të fitojmë edhe kur gjërat nuk shkojnë perfekt. Kjo është shumë e rëndësishme për vazhdimësinë tonë.”

Falë këtij suksesi, Vllaznia vazhdon të mbajë hapin me ekipet e kreut, ndërsa Dinamo largohet përkohësisht nga zona e Europës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco