Lajmi i fundit

Goditje për Vettingun nga Strasburgu: Shkarkimi i Gentian Osmanit shkeli Konventën Europiane

Daja: Tensioni në fund? Ata kanë kënaqësi kur luajnë me ne, u kemi mësuar si luhet futbolli

Daja: Tensioni në fund? Ata kanë kënaqësi kur luajnë me ne, u kemi mësuar si luhet futbolli

19:39, 08/11/2025

Trajneri i Dinamos, Ilir Daja, u shpreh i zhgënjyer pas humbjes 1-0 ndaj Vllaznisë, duke theksuar se skuadra e tij meritonte më shumë nga kjo ndeshje. Ai vlerësoi lojën e ekipit të tij, që sipas tij dominoi për pjesën më të madhe të takimit.

“Luajtëm rreth 75 minuta në gjysmëfushën e Vllaznisë dhe krijuam shumë raste për gol, por na mungoi finalizimi. Përveç golit të pësuar nga një devijim, ndeshja foli për ne. Ky është futbolli, kur nuk shënon, ndëshkohesh”, tha Daja.

Trajneri i Dinamos theksoi edhe tensionin që shoqëroi ndeshjen, duke e lidhur me rivalitetin mes dy ekipeve. “Kemi qenë superiorë ndaj Vllaznisë në vitet e fundit, ndaj ndoshta kishte më shumë ngarkesë emocionale. Ata kanë kënaqësi kur luajnë me ne, sepse u kemi mësuar si luhet futbolli”, shtoi ai me ironi.

Daja pranoi disa probleme taktike, veçanërisht në mbrojtjen e krahut të majtë, por tha se ato u korrigjuan gjatë lojës. “Në fillim nuk bënim presing siç duhej në krahun e majtë, por më pas e rregulluam dhe gjithçka funksionoi. Berisha ndihmoi shumë në nisjen e kundërsulmeve.”

Ai sqaroi edhe ndërrimet, duke thënë se dalja e Guindos ishte e detyruar për shkak dëmtimi, ndërsa vendosja e Bregut në krahun e djathtë erdhi për arsye strategjike. “Pavarësisht humbjes, djemtë dhanë gjithçka dhe treguan mentalitet fituesi,” përfundoi Daja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco