Asambleja e aksionarëve të Juventusit ka miratuar bilancin financiar të mbyllur më 30 qershor 2025, me 99,9% të kapitalit të përfaqësuar në mbledhje. Klubi bardhezi ka regjistruar një humbje prej 58,1 milionë euro, një reduktim i ndjeshëm krahasuar me vitin financiar të mëparshëm, kur humbjet kishin arritur në 199,2 milionë euro.
Kjo përmirësim i dukshëm vjen kryesisht falë rikthimit në UEFA Champions League dhe të ardhurave më të larta nga shitja e lojtarëve. Në asamble u miratua gjithashtu edhe rritja e kapitalit me 10%, që do të kryhet në një ose disa faza, pa të drejtë parapëlqimi për aksionarët ekzistues.
Mbledhja, qĂ« zgjati gati tri orĂ«, u zhvillua nĂ« âAllianz Stadiumâ tĂ« Torinos. NĂ« fund, presidenti Gianluca Ferrero falĂ«nderoi drejtorin ekzekutiv nĂ« largim, Maurizio Scanavino, duke e vlerĂ«suar pĂ«r punĂ«n e bĂ«rĂ« âme pĂ«rkushtim dhe pasion nĂ« vite tĂ« vĂ«shtiraâ. Ai shtoi se âjanĂ« vendosur themele tĂ« forta pĂ«r tĂ« ardhmen e klubitâ.
Scanavino, nĂ« fjalĂ«n e tij tĂ« fundit, u shpreh mirĂ«njohĂ«s: âKĂ«to kanĂ« qenĂ« vite sfiduese, por jemi krenarĂ« qĂ« kemi krijuar baza pĂ«r sukseset e ardhshme. Do tĂ« shihemi nĂ« stadium.â
Asambleja miratoi gjithashtu edhe këshillin e ri drejtues me nëntë anëtarë: Gianluca Ferrero, Damien Comolli, Antonio Belloni, Guido de Boer, Laura Cappiello, Fioranna Vittoria Negri, Kerstin Andrea Lutz, Diva Moriani dhe Francesco Garino (përfaqësues i aksionarit minoritar Tether, që zotëron 11,5% të klubit).
Ferrero u konfirmua si president i Juventusit, ndërsa Damien Comolli mori zyrtarisht detyrën e drejtorit të ri ekzekutiv.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: